Eksperimentet e ndryshme sociale kohëve të fundit po aplikohen edhe nga persona të famshëm, duke përfshirë edhe ata shqiptarë Këngëtari i njohur Besmir Sulaj, u vesh si një endacak me rroba të vjetra në mënyrë që qytetarët të mos ta njihnin.
Megjithatë këngëtari tregoi se ka mbetur i shtangur nga reagimet e tyre, të cilat nuk ishin aspak të mira.
“Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë”, tregoi ai.
Por për dallim nga njerëzit në rrugë që nuk e ndihmuan , ai ka mbetur i habitur nga ndihma që lypsët e tjerë i dhanë. “Kam takuar shumë lypsa të tjerë. Vura re që ata brenda komunitetit kishin një ndihmesë për njëri tjetrin. Më pyetën a isha i ri në rrugë më thanë a kisha nevojë për të ngrënë. Ai donte të hiqte bukën e vetë për të ma dhënë mua”, tregoi Sulaj për emisionin Wake Up./21Media
COMMENTS