Sipas Meteoalb e shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë gjithë ditës, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore.
Dita e diel, paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira të përkohshëm në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjesin e së shtunës por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi 29°C.
Dita e diel, sjell rritje të lehtë të vlerave termike në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Veriore ku mesdita do të sjell një rënie mesatarisht 2°C.
COMMENTS