“KËRCENIMI” I VETERANËVE: NUK DO TË PRESIM PA FUND

“KËRCENIMI” I VETERANËVE: NUK DO TË PRESIM PA FUND

Kërcënojnë veteranët: Nëse s’paguhemi as këtë javë, më 14 nëntor situata mund të dalë jashtë kontrollit

Veteranët e Luftës së UÇK-së së shpejti mund të organizojnë protestë para institucioneve të vendit, pasi po bëhen tre muaj që nuk i kanë marrë pensionet.

“Durimit do t’i vie fundi shumë shpejt. Ne nuk do të presim pa fund. Veteranët duhet me i gëzua pensionet”, tha Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës.

Gucati deklaroi më tutje se nuk e preferon rrugën, por sipas tij veteranët mund të mos kenë zgjidhje tjetër.

“Rrugën se preferoj, po nëse na detyrojnë do të dalim në rrugë”, tha Gucati.

Gucati tregoi se Kryeministri Haradinaj u ka premtuar dalje të shpejtë të pensioneve.

“Kemi marrë zotim se pagat do të dalin shumë shpejt, në momentin që do të rishikohet buxheti pagat do të dalin”, tha Gucati.

Gucati shpreson që sipas një kontakti telefonik që ka pasur me Haradinajn pagesa e pensioneve për dy muaj të bëhet javën që vjen.

Qeveria, sipas rtv21.tv thotë që rishikimi i buxhetit është në dorë të Kuvendit.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti nuk pret mbledhje të shpejtë të Kuvendit për rishikim të buxhetit, pasi, sipas tij, ministri i financave është jashtë vendit.

“Përgjegjësia është gjithmonë e qeverisë dhe e shumicës parlamentare”, thotë Hoti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)