Kërcënojnë veteranët: Nëse s’paguhemi as këtë javë, më 14 nëntor situata mund të dalë jashtë kontrollit

Kërcënojnë veteranët: Nëse s’paguhemi as këtë javë, më 14 nëntor situata mund të dalë jashtë kontrollit

Thirrja e BE-së për ri-klasifikim të veteranëve të luftës, reagon OVL-UÇK

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me kryetarë të degëve, thotë se ka diskutuar rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës dhe pas shumë diskutimeve kanë marrë disa vendime.

Ata kanë vendosur që të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet.

“Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:00 para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t”i ftojmë veteranët e luftës që sa më masivisht të dalin në protestë për t”i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata kanë ftuar institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre, sepse theksojnë se janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)