KËRCËNON SE DO TA DJEGË VETEN, HOSPITALIZOHET NË QKUK

KËRCËNON SE DO TA DJEGË VETEN, HOSPITALIZOHET NË QKUK

Kaos në QKUK, në sallat e operacionit mungojnë edhe penjtë (Foto)

Policia ka njoftuar se një person me të meta psikike ka kërcënuar se do ta djegë veten, me ç’rast është hospitalizuar në QKUK për trajtim.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llapashticë e Poshtme të komunës së Podujevës. Përmes një komunikate për media, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:20.

“Nga i dyshuari, burrë shqiptar, me të meta psikike janë konfiskuar dy shishe me koktej molotovi, një shkrepës, një sëpatë dhe një thikë, pasi që i njëjti ka kërcënuar se do ta djegë veten. I dyshuari është hospitalizuar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për trajtim mjekësor”, thotë PK.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)