Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi që të krijohej një tryezë e përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet.
Këtë kërkesë ua dërgoj të gjitha shteteve të Quintit, transmeton Indeksonline.
Kjo nismë e Haradinajt ka tërhequr vëmendjen e gazetës më të madhe amerikane ‘Neë York Times’.
Ata i kanë kushtuar një artikull të veçantë kësaj kërkese, duke raportuar rreth saj.
Në artikullin e tyre gazeta e madhe theksoi deklaratën e Haradinajt se SHBA-të dhe BE duhet të jenë garantues për rezultatin e konferencës.

COMMENTS