Gentrit Gashi nga Sllovia e Lipjanit po kërkon ndihmën e qytetarëve. I njëjti vite më parë ishte operuar në Turqi për një problem që kishte në sy, dhe tash po i njëjti duhet të dërgohet për kontroll. Mirëpo familja e tij nuk ka mundësi për vazhdimin e trajtimit. Familja Gashi nga fshati Sllovi kërkon ndihmë për shërimin e djalit.
Numri i telefonit: 044365648 dhe 044271585
Para 9 vitesh Gentrit Gashi nga fshati Sllovi e Lipjanit e lëndoi njërin sy që i pamundësoi shikimin.
Babai i Gentritit, Ismet Gashi asnjëherë nuk ndaloi duke kërkuar shërim për djalin e tij.
Pas një ndërhyrje që Gentriti kreu në Turqi, gjendja e tij u përmirësua.
Por familja Gashi nuk ka mundësi të mbulojë shpenzimet e kontrollës së radhës në spitalin në Turqi.
Ai thotë se presin ndihmë nga vullnetmirët që shërimi i Gentritit të bëhet krejtësisht.
19 vjeçari ka ndërprerë shkollimin disa vite më parë për shkak të problemeve me shëndet.
Ai tashmë i ndihmon babait që ti kryejë punët në shtëpi.
Po ashtu, kjo familje po qëndron aktualisht në shtëpinë e vëllait të Ismetit që jeton jashtë vendit, pasi shtëpia e tyre nuk plotëson kushtet për banim.
COMMENTS