Kërkohet që UNESCO mos ta njohë Lahutën vetëm si të serbëve

Kërkohet që UNESCO mos ta njohë Lahutën vetëm si të serbëve

Shqipe Bislimi ka nevojë për ndihmën tuaj!

Ka afër dy muaj që nga koha kur shteti serb ka arritur që instrumentin e Lahutës ta regjistrojë si pjesë të kulturës së saj në UNESCO, trasmeton Gazeta Metro.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara tashmë e ka pranuar se “të kënduarit me GUSLE”, në këtë rast, Lahuta, i takon trashëgimisë kulturore të Serbisë.

Institucionet e kulturës në Shqipëri dhe Kosovë, po vazhdojnë të reagojnë, duke insistuar se Lahuta si instrument muzikor, u takon edhe popujve të tjerë ballkanas.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka deklaruar për KTV-në se Ministria të cilën e drejton, tashmë ka krijuar një dosje në të cilën argumentohet se Lahuta është përdoruar që nga periudhat e lashta në trojet shqiptare.

Nga ana tjetër, Komisioni parlamentar për Kulturë i Kuvendit të Kosovës, e ka dërguar një letër në adresë të UNESCO-s, në të cilën shkruan se instrumenti për këngët epike nuk i takon vetëm popullit serb.

Letra e komisionit të cilit i prin deputeti Ismajl Kurteshi, fillimisht është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Paris, me synim që kjo e fundit ta dërgojë atë në adresë të UNESCO-s.

“Lahuta nuk shpreh identitetin kulturore të një populli të vetëm, në këtë rast atij serb. Lahuta është instrument i vjetër muzikor Kardofon. Ky instrument muzikor ka pasur përhapje në Evropë e jashtë saj. Edhe sot, disa popuj e përdorin lahutën, me disa dallime nga njëri-tjetri. Nga këto argumente të seleksionuara të cilat i posedojnë institucionet në Shqipëri dhe Kosovë, kemi për qëllim të dëshmojnë se lahuta nuk i takon vetëm një populli, por shumë popujve, e në mesin e tyre, edhe shqiptarëve. Shpresojmë se si të tillë do ta trajtoni edhe ju këtë instrument”, shkruan në letrën e Komisionit.

“Qëllimi i Komisionit është që së paku të themi që ky instrument muzikor nuk u takon vetëm serbëve, por edhe popujve të tjerë, përfshirë edhe shqiptarët dhe për këtë, japim argumente. Shpresoj që shtetet tona do të fillojnë të punojnë sa i përket kësaj çështjeje”, ka deklaruar deputeti Ismajl Kurteshi, i cili aktualisht i prin Komisionit parlamentar për Kulturë.

Ditë më parë në Kohavision, epikologu Zymer Neziti, kishte deklaruar se komisioni profesional i UNESCO-s në bazë të argumenteve, nuk është dashur të deklaronte se “Gusla” apo “Lahuta” është instrument që i përket rajonit.

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro, kishte thënë se “nga delegacioni i Shqipërisë në UNESCO është vënë sërish në dukje se praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci”./gazetametro.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)