Këshilli Komunal për MVDHFBGJ në Lipjan hap fushatën 16 ditore me moton  “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”

Këshilli Komunal për MVDHFBGJ në Lipjan hap fushatën 16 ditore me moton “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”

Tenton ta përdhunojë, vajza reagon dhe plagos agresorin

Këshilli Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore në Lipjan ka hapur fushatën ndërkombëtare 16 ditore për ta sensibilizuar opinionin me moton “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”, njofton Ulpianapress.

Makfirete Shamolli, kryesuese e Këshillit Komunal për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje dhe në Baza Gjinore, njëherësh drejtoreshë në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, ka thënë për gazetën “Ulpianapress” se këshilli ka filluar fushatën senzibilizuese për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim te komuniteti.

“Në kuadër të aktiviteteve do të vazhdojmë të solidarizohemi edhe nëpërmjet këtij “Spoti” jo vetëm në nivel lokal por edhe kombëtar e global. Pastaj jemi duke realizuar aktivitete të tjera ndergjegjesuese dhe vedijesuese në komunitet, siç edhe kemi vepruar vite me parë, duke pasur edhe përfshirje ndër institucionale dhe të shoqërisë civile, njeherit një falënderim i veçantë në sponsorizim të këtij spoti i shkon gazetarit të nderuar Agim Ademi në “Koha Ditore”, i cili pa rreshtur e mbështeti këtë fushate vite me radhë, për gratë në komunën e Lipjanit, gjithsesi çdo herë beri përpjekje për të promovuar drejtësi Sociale duke ndihmuar nëpërmjet punës së tij familjet në nevojë, e gjithashtu në këtë rast falënderoi edhe familjen e tij, sepse ata e mbështetën në realizim jo vetëm të punës, por edhe në kuadër të respektimit të të drejtave njerëzore dhe sociale, andaj e falënderoj këtë familje e cila nuk kurseu edhe në kuadër të kontributit në çështjen kombëtare”, ka thënë ajo./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)