Këshilltari i Veselit: Mustafës po i shfaqen halucionacionet, LDK e indoktrinuar nga pronari i VV’së

Këshilltari i Veselit: Mustafës po i shfaqen halucionacionet, LDK e indoktrinuar nga pronari i VV’së

Kush është prokurori i ri që do t’i hetojë veteranët

Njëri prej këshilltarëve kryesor të Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se gjendja emocionale e Kryetrarit të LDK’së është rënduar kohëve të fundit, pasi nga frika, kritikat po i merr si kërcënime.

Latifi ka thënë se Liderit të LDK’së kanë nisur t’i shfaqen halucinacionet.

“Është një reagim i çuditshëm, që më shumë se për çdo gjë tjetër, flet për gjendjen e rënduar emocionale të Kryetarit të LDK’së. Ideja e tij se ka një fushatë të orkestruar ndaj LDK’së nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, është halucinacion i pastër. Vetëm njerëzit e frikësuar janë të prirur që kritikat t’i marrin si kërcënime”, ka thënë Latifi, në një përgjigje për Express, të dielën.

Reagimi i Këshilltarit të Veselit ka ardhur pas akuzave të Isa Mustafës se Kadri Veseli është provokator i njëjtë sikurse Serbia.

Kryetarit të LDK’së  i kishte ardhur rëndë pse Dardan Gashi ka konstatuar se Partia e Rugovës është shndërruar në Degë të Vetëvendosjes dhe po kontrollohet nga Kurti.

Ndërsa, Blerim Latifi shkon edhe më tutje kur flet për shndërrimin e LDK’së në Vetëvendosje. Ka thënë se një pjesë e udhëheqjes së LDK’së janë infoktrinuar nga pikëpamjet e pronarit të Vetëvendosjes.

“Ndërkaq, indoktrinimi i politikbërësve të LDK’ë me pikëpamjet dogmatike të pronarit të Vetëvendosjes, nuk është etiketë. Nuk është as interpretim. Është fakt. E tërë kjo natyrisht nuk është në të mirë të vendit dhe momentit historik para të cilit ndodhemi. LDK duhet të mposhtë frikën dhe të marrë vendin që i takon në tryezën ku do të merren vendime për vendin”, ka thënë Latifi.

Ndryshe, Mustafa e ka krahasuar Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin me Serbinë në fushën e provokimeve. Ka thënë se provokime si të Veselit bën edhe shteti serb.

“Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me llojlloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se pavarësisht presionit LDK nuk do të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.
“Mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk shtyhen proceset duke ofenduar LDK’në.

“Por fati politik është tjetër. As Serbia nuk do të përballoj pa hy në dialog dhe pa e njohur Kosovën, e as Kadriu s’ka forcë me e shty ketë proces duke e ofenduar LDK-në dhe opozitën që përfaqësojnë shumicën në Kuvend.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)