Kështu është kufiri mes dy Koreve, pamje të rralla!

Kështu është kufiri mes dy Koreve, pamje të rralla!

Lipjani shënon fitoren e parë në Superligë

Kjo është Zona e Demilitarizuar mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Por megjithëse ka këtë emër, ajo është një nga zonat më të militarizuara në planet.

Fotografi Eric Lafforgue sjell këto imazhe nga ai rrip toke rreth katër kilometra, që ndan dy vendet.

Pavarësisht se ai priste më shumë kontrolle në zonën e komunistëve, u habit kur pa se koreano-jugorët ishin më striktë.

Më shumë se 100 mijë turistë e vizitojnë këtë zonë çdo vit.

Ata porositen nga autoritetet e Koresë së Jugut që të mos vishen në mënyrë të tepruar, pasi fotot e tyre përdoren për propagandë në vendin komunist, ku u thuhet njerëzve se “ja sa të degjeneruar janë të huajt”.

Në të dy anët e kufirit, turistët dëgjojnë dy versionet e ndryshme të historisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)