Kështu po raportojnë mediat në Serbi rreth çështjes së Gjykatës Speciale

Gati për “sulm” me patate dhe vezë! Rama anulon vizitën në Shkodër

Me të marrë lajmin se në Kosovë veteranët e UÇK-së kanë marrë mbështetjen parlamentare për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale, mediat në Serbi kanë nisur tashmë raportimin e tyre rreth gjithçkaje që po ndodhë.

Është mediumi serb RTS (Radio Televizioni i Serbisë) ai i cili ka nisur raportimin me të madhe për çdo lëvizje që po bëhet në Kosovë.

Ua sjellim të përkthyer më poshtë lajmin nga RTS:Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawi, ka caktuar një takim urgjent me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, jo fort larg kur edhe u dha informacioni se parlamenti i Kosovës, me kërkesën e veteranëve të UÇK-së, do ta ndryshojë në mënyrë drastike ligjin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Mediat prishtinase raportojnë se Delawie ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së veteranëve të UÇK-së për të ndërruar vendimin mbi formimin e Gjykatës Speciale në parlament, veçanërisht pasi që iniciativa u mbështet nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Delawie poashtu edhe publikisht i paralajmëroi liderët shqiptar të Kosovës se vendimi për anulimin e Gjykatës Speciale do të çonte në ‘izolimin global’ të Kosovës.

“Ideja për ta ndryshuar Ligjin për gjykatën specilae mund të çojë në izolim global të Kosovës. Mos e ktheni kohën prapa – ka shkruar Delawie në Twitter.Në thelb, veteranët e UÇK-së dyshohet se u mobilizuan që të arrijnë të marrin mbështetjen e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës për ta ndryshuar këtë ligj, përfshirë këtu edhe një mori të ligjeve të tjera, që i përfshijnë paraprakisht serbët e Kosovës, në punën e gjykatës së re, shkruan RTS, përcjellë GazetaBlic.Edhe pse fillimisht ai mbështeti formimin e Gjykatës Speciale, Thaçi më pas dhe pas presionit të veteranëve të UÇK-së, ndryshoi qëndrimin e tij dhe deklaroi se gjyqet e ish-anëtarëve të formacionit të kryesuar prej tij do të ishin “historikisht të pafajshëm” .Një gjykatë speciale nën patronazhin e Bashkimit Evropian u formua për të ndjekur penalisht rastet kundër anëtarëve të UÇK-së për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Hetimi i këtyre krimeve filloi pas raportit nga përfaqësuesi special i Këshillit të Evropës, Dick Marty./ © RTS – GazetaBlic /

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)