Këta janë 6 kuvendarët e PDK-së së Lipjanit

Këta janë 6 kuvendarët e PDK-së së Lipjanit

Rrihet lipjanasi nga zëvendësdrejtori (VIDEO)

Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet përfundimate, Gazeta nëpërmjet një burimi të saj brenda PDK-së, ka arritur t’i sigurojë emrat e 6 kandidatëve më të votuar të kësaj partie, të cilët në Kuvendin Komunal të Lipjanit, do ta përfaqësojnë PDK-ne në katër vitet e ardhshme.
Lulzim Rrustemi, Ramiz Qeriqi, Argjend Tasholli, Nazmi Krasniqi, Lumturije Bytyqi Hasani, dhe Egzona Bytyqi, janë 6 asambleistë të PDK-së, që do të jenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit.
PDK në përbërjen e kaluar të Kuvendit të Lipjanit, ishte partia me numrin më të madh të kuvendarëve dhe përfaqësohej me 10 ulëse në Kuvend, ndërsa në këto zgjedhje ka pësuar një rënie të dukshme, dhe prej partisë me numrin më të madh të kuvendarëve sa kishte, tani në përbërjen e re, ajo është partia më e madhe opozitare, duke pasur 4 ulëse më pak ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)