Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin që ndodhi në fshatin Llugaxhi

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin që ndodhi në fshatin Llugaxhi

Hedhin nga makina substanca narkotike brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan

Dy personat të cilët humbën jetën dje në një aksident trafiku i cili ndodhi në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, ishin nga Lipjani.

Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi si pasoj e këtij aksidenti humbën jetën.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar familjen Azemi me rastin e vdekjes.

Po ashtu Kresuesi Azemi ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër nga ora 13:00 në fshatin Babush i Muhaxherëve.

Postimi i plotë i Daut Azemit:

“Varrimi i dy bashkëvendasëve dhe kusherinjëve tanë Mehmedali Azemi dhe Besnik Azemi të cilët humben jetën tragjikisht në aksident trafiku, ju njoftojmë se do të bëhet ditën e Mërkurë më 30.05.2018 në kohën e namazit të drekës (13:00) në fshatin Babush i Muhaxherëve.Zoti i mëshiroft. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve dhe të gjithëve që i njohën këta dy djem tu urtë, të sjellshëm dhe familjar të mrekullueshëm”.

Ndërsa Policia Kosovës përmes një raporti ka njoftuar se me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML.Magj. Prishtinë-Ferizaj, Fsh. Llugagji, Lipjan 28.05.2018-14:20. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një autobusi të udhëtareve me tri veturave si dhe një automjeti të parkuar, me vozitës meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy persona, një vozitës dhe një pasagjer meshkuj K/Shqiptarë. Gjithashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjere femra K/Shqiptare. të cilat janë hospitalizuar në QKUK-ë. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit dy trupat e pa jetë dërgohen për obduksion në IML, kurse vozitësi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet, njofton Policia Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)