Këta janë super helikopterët Amerikan të dedikuar për Kosovën

Këta janë super helikopterët Amerikan të dedikuar për Kosovën

Protesta, forma e vetme në Kosovë për të shprehur pakënaqësi (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon të qendrojë në SHBA, respektivisht në shtetin amerikan të Iowas.

Veseli në këtë shtet është takuar me zyrtarët më të lartë, ndërsa është marrë edhe me armatimin që Garda Nacionale e Ioëas do ta sjellë për Ushtrinë e Kosovës.

Dje, Veseli është parë duke i shikuar disa nga automjetet e rënda të Ushtrisë Amerikanë të cilat do të jenë pjesë e kontigjentit të armatimit që SHBA-të do të sjellin në Kosovë.

Ai është përcjellë nga ushtarët e Gardës Nacionale gjatë një inspektimi të këtyre mjeteve, e që janë një lloj i veçantë i autoblindave të quajtura MRAP – Mine Resistant Ambush Protected, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo sot, Veseli është parë në një hambar të helikopeterëve amerikanë. Ai së bashku me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi dhe shefin e kabinetit Blerand Stavileci, kanë qenë pjesë e një shikimi nga afër të helikopterëve.

Nuk dihet nëse në kontigjentin e armatimit që SHBA-të do të sjellin për Ushtrinë tonë do të jenë edhe helikopterët. Megjithatë, për një ushtri sado modeste, helikopterët janë pjesë e rëndësishme e armatimit të tërësishëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)