Këta janë më të mirë e Komunës së Lipjanit në Sport

Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale

Granit Ejupi është shpallur sportisti i vitit ndërsa KF “Arbëria” është shpallur klubi sportiv më i mirë për vitin 2017 në Komunën e Lipjanit, sot në një ceremoni ku prezent ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sportist dhe musafir të tjerë.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka thënë se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë arritur për gjatë vitit 2017.

I pari i Komunës së Lipjanit, para të pranishmëve është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha klubet sportive për t’i dhënë akoma më shumë mundësi zhvillimit të sportit lipjanas. Ai ka theksuar se vitet e ardhshme rinia, kultura dhe sporti do të kenë mbështetje më të madhe financiare.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka përmendur edhe investimet e shumta në infrastrukturën sportive gjatë vitit që po e lëmë pas, si: sallat e sporteve, fushat e hapura sportive, punimet në fazën përmbyllëse në Stadiumin e qytetit si dhe disa projekte të tjera që pritet te realizohen viteve të ardhshme, duke i vlerësuar ato si impute për të nxjerrë sportistë më të mirë në Komunën Lipjan.


Komisioni për përzgjedhjen e sportistit të vitit ishte emëruar nga Klubet sportive dhe ky komision ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve më të mirë të vitit, klubin sportiv më të mirë të vitit, trajnerin më të mirë, 10 shpresat e sportit lipjanas si dhe veteranin e sportit në Lipjan.

Sportistët e vitit 2017:
1. Granit Ejupi – volejbollist KV “Shpella” (Sportisti i vitit)
2. Leonita Hoxha – volejbolliste KV “Ulpiana” F
3. Fazli Vitija – basketbollist KB “Lipjani”
4. Erblina Rama – gjimnaste KGJ “Lipjani”
5. Emin Grajçevci – atlet KA “Blinaja”
6. Kreshnik Bahtiri – futbollist KF “Arbëria”
7. Gani Dobra – shahist KSH “Lipja”
8. Shkodran Retkoceri – hendbollist KH “Ulpiana”
9. Suela Retkoceri – hendbolliste KH “Ulpiana”
10. Jeton Bardqi – futbollist KF “Minatori”

Klubi më i mirë për vitin 2017 – KF “Arbëria” Dobrajë e Madhe
Trajneri më i mirë i vitit 2017 – Hafiz Buzuku – KV “Ulpiana” meshkujt.

Shpresat e sportit:
1. Dorentina Osmani – KV “Ulpiana”F
2. Arbnor Strelli – KF “Arbëria”
3. Fisnik Zaskoku – KV “Shpella”
4. Afrim Govori – KSH “Lipjani”
5. Ardit Rashiti – KH “Ulpiana” M
6. Djellza Imeri – KH “Ulpiana” F
7. Elvis Ahmeti – KF “Minatori”
8. Riad Bytyqi – KF “Minatori”
9. Vesa Rrahmani – KV “Ulpiana”
10. Arianit Krasniqi – KB “Lipjani”

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja ZyrtareFotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)