Këta janë zyrtarët kosovarë ndaj të cilëve Serbia po përgatit aktakuzë për arrestimin e Gjuriqit?

Këta janë zyrtarët kosovarë ndaj të cilëve Serbia po përgatit aktakuzë për arrestimin e Gjuriqit?

Luhatje në koalicionin qeverisës

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se organet kompetente të Serbisë po ndërmarrin masa dhe veprime që do të duhej të shpinin në ngritje të aktakuzës kundër ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve për arrestimin e drejtorit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq

Në foltoren e Kuvendit të Serbisë Stefanoviq ka thënë se “qytetarët e Serbisë janë dëshmitarë për aktin terrorist kundër Marko Gjuriqit e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë dhe Prokuroria për krim të organizuar ka filluar hetimet”

“Tashmë ekziston një drejtim i mirë në kuptimin se ne i kemi personat që kanë marrë pjesë në veprimet e ndryshme në këtë akt dhe që kundër atyre personave të ngrihet aktakuzë, ndërsa po priten rrethanat që ata të jenë të qasshëm tek organet tona dhe që t’i dorëzohen organeve tona të drejtësisë“, citon “Danas” të ketë thënë Stafanoviq.

Ai ka thënë Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme intensivisht në këtë dhe se nuk do të hiqet dorë që fajtorët të sillen para organeve tona, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, burime të disa mediave serbe thonë se në mesin e personave që Serbia pritet të ngrit aktakuzë janë ish drejtori i Policisë së Kosovës tash shef i AKI-së, Shpend Maxhuni, ish ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Këta tre persona kanë qenë kryesorët në menaxhimin e situatës dhe në zbatimin e urdhrit politik që Marko Gjuriq të arrestohet në Mitrovicë”, kanë thënë këto burime.

Sipas tyre, urdhri i lëshuar nga zyra e Pacollit përmes Zyberajt është zbatuar “kundërligjshëm” nga Sefaj dhe Maxhuni.

Aksioni për arrestimin e Gjuriqit në Mitrovicë ishte përshendetur nga të gjithë në Kosovë, mirëpo ka pasur edhe të tillë, politikanë, që nuk kanë qenë edhe shumë të entuziazmuar, sidomos me faktin se ai u soll në Prishtinë dhe më pas i larguar drejt Serbisë përmes pikëkalimit kufitar të Merdarës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)