Këtë javë Kuvendi mblidhet çdo ditë për të përfunduar 26 pika, kërkohet rënia e Qeverisë

Këtë javë Kuvendi mblidhet çdo ditë për të përfunduar 26 pika, kërkohet rënia e Qeverisë

Plaku ‘misterioz’ që jeton i vetëm në një fshat malor të Llapit

Megjithëse pa veprime konkrete, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë mbështetje nga partitë e tjera parlamentare, që vendin ta çojë në zgjedhje.

Këtë e ka përsëritur sërish në seancë plenare shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, raporton KTV.

Ai ka thënë se Qeveria Haradinaj po e udhëheq vendin me ministra me aktakuza, derisa Lumir Abdixhiku tha se kjo Qeveri ka thyer rekord për këtë çështje.

Vetëvendosje mbështet rrëzimin e kësaj Qeverie, që thotë se u bë për ta kaluar demarkacionin, asociacionin e për të menaxhuar me Gjykatën Speciale.

Ndërkohë, deputeti Albin Kurti, ka ngritur shqetësimet rreth krizës në Telekomin e Kosovës.

Ai ka thënë se të gjithë ata që e sollën në këtë gjendje do të dalin para drejtësisë.

Tha se bordi i Telekomit vazhdon të jetë politik.

Deputeti Driton Çaushi nga grupi i pavarur, ka kërkuar shkarkimin e kryeshefit dhe Bordit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, pas skandalit me mishin e prishur në Kosovë.

Ndërkohë, aty u kërkua sqarim nga ministri i Arsimit se cilat janë veprimet institucionale për shkollat që mësojnë me plan-program të Serbisë.

Në seancë u fol edhe për FSK-në.

Ndërkohë, shumë debat u bë kur opozita kërkoi që seanca plenare të plotësohej edhe me një pikë tjetër, atë të themelimit të Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova, por megjithatë ajo nuk arriti të bëhet pjesë e seancës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)