Një fotograf pohon se ai ishte akuzuar për shkelje të privatësisë nga Facebook pas marrjes së fotografive të Mark Zuckerbergut duke pastruar jashtëqitjen e qenit të tij.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për fotoreporterin Nick Stern i cili thotë se ai u kontaktua nga rojet e sigurisë pasi kishte bërë një fotografi – në një rrugë publike – dhe iu tha të shkonte në selinë e Facebook në Palo Alto, Kaliforni, në prill 2011.
Kur ai arriti atje, ai thotë se u shoqërua brenda nga rojet dhe u takua nga dy punonjës të lartë të Facebook-ut të cilët i thanë atij se po shkelë privatësinë e Zuckerbergut dhe duhet të ndalojë të marrë fotografitë e miliarderit.
Duke folur për mediat e huaja, fotografi thuhet se ka akuzuar gjigantin e teknologjisë për hipokrizi.
“Është ironike që Zuckerberg do të shkojë kaq larg për të mbrojtur privatësinë e tij – kur privatësia e miliona njerëzve nuk duket se ka qenë e lartë në listën e përparësive të tij”, citohet të ketë thënë ai.
Siç thuhet më tej, 50-vjeçari, i cili jeton në Los Anxhelos, por që është me origjinë nga Hertford në Britani të Madhe, tha se mënyra e mbajtjes së takimit e kishte bërë të ndihej “i frikësuar”.
COMMENTS