Këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

Këto janë pikat e rendit të ditës për seancën e nesërme të Kuvendit

Thaçi komenton dënimin e Mlladiqit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Aty priten që të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe projektligjin për pagat në sektorin publik,  e gjithashtu edhe Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019.

Rendi i ditës:

1.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

2.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

3.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

6.      Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc  për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

7.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

8.      Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

9.      Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​

/Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)