Skuadra nga Dobraja e Lipjanit ka kryer të gjitha pergaditjet para ndeshjes kryesore të vitit, shkruan Ulpianapress.
Përballja me Lepencin mund të vendosë gjithçka sa i përket pozitës së parë që dërgonë direkt në Ligën e Parë.
KF Arbëria me fitore vetëm sa do t’a përforconte vendin e parë e Lepenci me humbje eventuale në Lipjan, do t’a konfirmonte skuadrën e Nuhi Bahtirit si anëtaren më të re të Ligës së Parë edhe pse diferenca prej shtatë pikëve mund të arrihet por me formën e jashtëzakonshme dhe orarin e lehtë të “Dobrajasve” atëherë pritet të mbyllet ç’do gjë./Ulpianapress/
COMMENTS