KF Arbëria përpos që është kthyer me gjah të plotë nga udhëtimi i saj në Xërxë, duke mposhtur 2:0 me dygolshin e Hysen Bytyqit, ndjekësit e saj për pozicionin e parë në tabelë, përfundimisht ka shpallur kandidaturën se garën në këtë ligë,do ta përfundojnë duke i shikuar tjerët nga pozita e parë.
E përkrahur nga tifozeria “Stuhia e Kuqe”, rreth 300 prej të cilëve kishin marrë rrugën drejt Xërxës, lojtarët e Arbërisë, me lojën e demonstruar në mejdanin në mes të parit dhe të dytit, jo vetëm që e arsyetuan shpërblimin e premtuar prej 700 euro nga Jahir Krasniqi në rast të fitores, por dëshmuan se kualiteteve të skuadrës, zor ti bëhet ballë nga cilado skuadër qoftë e këtij rangu.
Dominuese përgjatë 90 minutave, dhe loja e pjekur e dobrajasve, për asnjë cast nuk e solli në pikëpyetje se cili do të ishte epilogu i ndeshjes.
Dilema e vetme ishte se cili do të jetë dallimi në gola, që udhëtuesit do të ktheheshin si fitimtarë në Dobrajë.
Cilësisë së skuadrës dhe hapërimit të saj drejt një rangu më të lartë, ia përforcon ambiciet edhe mbështetja financiare që mori dhe do të merr nga bastorja sportive “LONI-SPORT”./Ulpianapress/
COMMENTS