Skuadra e Enver Duriqit, KF Ulpiana, s’e ka ndërmend të ndalet në rrugën e saj drejt misionit ngritje në një rang më lartë.
Viktimë e radhës ishte skuadra KF Vjosës nga Shtimja, e cila u mposht me rezultatin 3 me 1.
Pas një pasimi fenomenal nga distanca të E.Ademit I vetëm përball portierit musafir doli D.Hashani i cili mjeshtërisht mposhti A.Miftarin për rezultatin e pjesës së parë 1-0 në min e 44-të.
Pjesa e dyti nisi furishëm me dominimin total të KF Ulpianës ku në min e 65-të I.Rexhepi dyfishoi epërsin e vendasëve .
Dhe, për të vulosur fatin e këtij takimi u përkujdes supër kapiteni Xh.Kaleshi, i cili në minutën e 69-të shënoi për rezultatin 3 me 0.
Krejt cka arritën musafirët ishte ta ngushtonin epërsin në 3 me 1 në min e 90-të me anë të C.Ramadanit.
KF Ulpiana me këtë fitore kalon në vendin e 2-të në tabelë me 25 pikë të mbledhura nga 12 ndeshje, për dallim KF Vjosa, e cila gjindet pozitën e 10-të me 14 pikë të tubuara në javën e 12-të ./Ulpianapress/
COMMENTS