Disa pjesëtar të KFOR-it Hungarez janë vendosur në afërsi të vendit të ashtu quajtur “Dudi kerrsh”, i cili ndodhet në afërsi të rrugës që qon në Rudare të Zveçanit.
KALLXO.com raportoi sot për protestën e cila ka filluar të mbahet para rreth një ore në fshatin Rudare të Zeçanit.
Ekipi i KALLXO.com ka raportuar se një grup i serbëve të veriut të Kosovës kanë bllokuar magjistralen që çon drejt pikës kufitare në Jarinjë në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e taksës prej 100 % ndaj produkteve serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Para protestuesve mbajti fjalim kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e vlerësoi të rëndë situatën në veri.
“Situata është shumë e rëndë”, tha ai para protestuesve.
KALLXO.com ju sjell video në të cilat shihen pjesëtar të KFOR-it Hungarez të vendosur rreth tre kilometra larg protestës së serbëve.
COMMENTS