Arbër Morina nga Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës, të cilët janë në grevë tash e disa ditë, ka thënë se nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe asnjë shifër zyrtare deri më tani lidhur me pagat.
“Në kohën që po flasim deri në këtë orë, specialistët e Kosovës kanë qenë me koeficient 3.67 që është 549 euro rroga bazë. Ne kemi propozuar me qenë 5.0 aktualisht nuk kemi asnjë konfirmim”, tha ai në emisionin Zona B në Klan.
“Në momentin që ne e kemi analizuar projektbuxhetin e vitit 2019, nuk kemi pa që shteti ynë ka planifikuar rritje në shëndetësi, rrjedhimisht nuk ka planifikuar ta ngritë koeficientin”.
“Unë përfaqësoj sot shtresën më të ngritur të Republikës së Kosovës, që janë kirurgët dhe specialistët. Ne kemi reaguar sepse kemi analizuar shumë gjatë. Greva ynë nuk o e tashme është që një vit”.
COMMENTS