Hulumtime të panumërta kanë treguar se është shumë më mirë për të lindur në pozicione si mbledhje, gjunjëzim, sesa shtrirja në shpinë.
Shumica e provave tregojnë se shtrirja në shpinë mund të kontribuojë në zgjatjen e lindjes dhe ngadalësimin e kontraktimeve, shkruan Indeksonline.
Atëherë pse shumica e grave që lindin në spitale, e bëjnë këtë gjë?
Disa nga të dhënat më të hershme tregojnë që gratë lindnin ulur, ose në këmbë.
Sipas Iflscience.com, koncepti i grave që lindin të shtrira në shtrat ka qenë i përhapur vetëm në kulturën perëndimore për 200 vitet e fundit, dhe fajin për këtë e ka Mbreti Louis XIV i Francës.
Louis, i cili e udhëheqi Francën nga 1643 deri në 1715, ka fajin për përhapjen e pozitës së shtrirë … për një arsye shumë të çuditshme.
Sipas legjendës, dhe disa historianëve, mbreti, i cili kishte mbi 22 fëmijë nga dy bashkëshortet e tij, i shikonte gratë gjatë procesit të lindjes.
Ai “kënaqej” kur shikonte gratë teksa lindnin, dhe nuk e pëlqente pocizionin në këmbë, apo ulur, sepse nuk mund të shikonte procesin.
COMMENTS