I la të gjitha femrat tjera prapa, njofton Ulpianapress.
Vlora Limani-Hajnuni është asambleistja femër që ka mbledhur më së shumti vota në Komunen e Lipjanit.
Hajnuni, e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa të gjitha femrat dhe disa meshkuj që ishin në listë për Kuvend Komunal.
E në këtë listë Vlora po del të jetë e para . Ajo mori afërsisht 360 vota deri tani dhe është femra më e votuar në Komunën e Lipjanit.
Ajo në një prononcim për gazetën Ulpianapress tha se sipas informatave që ka është asambleistja më e votuar në Lipjan.
‘Sipas informatave që kam jo vetëm në LDK por jam gruaja më e votuar në Lipjan nga te gjitha partite ,afërsisht i kam 360 vota’’, ka thënë shkurt Hajnuni.
COMMENTS