E ushtron detyrën e ministres në Qeverinë Haradinaj, por nuk duket se është i vetmi profesion i saj.
Albena Reshitja, ka kohë që është bërë pjesë e medieve rozë fal dukjes së saj të cilën nuk heziton ta shfaq publikisht në mediet sociale.
38 vjeçja, e cila e ka të kryer fakultetin e mjekësisë, me sa duket ia di rendin e dhe fotomodelimit.Ajo së fundmi në rrjetin social “instagram” është parë kur janë publikuar disa fotografi nga artistja e makijazhit :Arta Kelmendi – Thaqi”.
Reshitaj u pa teksa po e reklamonte grimin që i ishte bërë në këtë studio.
Flokët kaçurrela me ngjyrë ari, i janë përshtatur goxha mirë konstruktit të fytyrës së ministres.
Me makijazh të lehtë buzët e saja kishin marrë një shkëlqim ngjyrë rozë që kombinohej goxha mirë me hijezuesin e syve e që e bënin ministren të tregohej edhe më e re.
Reshitaj tani ushtron detyrën e ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë në Qeverinë Haradinaj, dhe ka qenë e njohur më parë për publikun shqiptar si drejtuese e emisionit “Telebingo Kosovare”. / GazetaBlic /
COMMENTS