Kjo është mjekja e QKMF-së së Lipjanit që e rekomandoi pacientin e parë me koronavirus

Kjo është mjekja e QKMF-së së Lipjanit që e rekomandoi pacientin e parë me koronavirus

Mogherini i bën bashkë Haradinajn dhe Kryeministren e Serbisë në Shkup

Është testuar negative Dr. Teuta Haziri me koronavirus, pasi ajo e kishte rekomanduar për në Klinikën Infektive personin e parë me Covid-19 nga komuna e Lipjanit.

Një udhëtar që erdhi nga Berlini më 11 mars në Janjevë të Lipjanit, doli pozitiv me koronavirus rreth 1 javë më vonë. Por para se të kryente testin ai ishte kontrolluar dy herë nga Dr. Teuta Haziri dhe mjekë të tjerë të QKMF-së, shkruan Gazeta Shneta. Haziri, specializante e Alergologjisë me Imunologji, e kishte referuar për në Klinikën Infektive në QKUK pas dyshimeve që kishte për koronavirus. Por testi nuk i ishte kryer dhe mjekët në Infektivë e kishin rekomanduar pacientin të qëndronte në vetizolim.

Ai sërish kishte lëvizur e madje ishte vizituar edhe nga mjekë të tjerë të QKMF-së në Lipjan, për të përfunduar sërish tek doktoresha Teutë e cila e udhëzon sërish për në Infektivë pasi pacienti kishte shfaqur shenja klinike.

“Herën e dytë kur e kam udhëzu për në Klinikën Infektive ai ka dal pozitiv”, ka treguar doktoresha.

Ajo ka thënë se i ka bërë 12 ditë që nga kontakti me këtë person, ndërsa sot ka rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Ndërkohë edhe punëtorë të tjerë shëndetësorë nga ky institucion sot kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pozitiv 71 persona.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)