Një baladë me plot emocione është publikuar më 10 prill, e që është drithëruese në përmbajtje dhe realizim
Fundi i dimrit dhe fillimi i pranverës është gjithmonë një kohë kur baladat vërshojnë tregun, jo vetëm në vendin tonë por edhe në atë ndërkombëtarë.
Por, Bekon duket se ka goditur me baladën e tij të fundit “Katile”.
Balada e tij “Katile” është një këngë me plot vargje drithëruese që i kushtohet një dashurie të humbur.
Pavarësisht krenarisë së autorit, ai duket i mërzitur nga largimi i dashurisë së tij.
Ndryshe Bekon, shquhet për zërin e tij dhe mënyrën e veçantë se si i këndon këngët e tij.
“Katile” është një këngë e tillë, e cila përcillet me një këndim emocional të Bekon.
Edhe muzika e kësaj kënge është e kombinuar me një R&B moderne e përzier me muzikë orientale.
Kënga ka edhe një videoklip interesant që është realizuar nga MIA Films.
Ndërkohë, kënga “Katile” është prodhuar nga MIA Production. /GazetaExpress/
COMMENTS