KK në Lipjan ka mbajtur mbledhjen e 8-të me radhë

KK në Lipjan ka mbajtur mbledhjen e 8-të me radhë

Ky është betimi që e bënë Kuvendarët e KK të Lipjanit (DOKUMEMT)

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar punimet e seancës së tetë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.

Në fillim kësaj seance këshilltarët kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njejtën kohë kanë marrë përgjegjje nga drejtorët përkatës.

Po ashtu gjatë kësaj seance Kuvendi ka provuar, Propozim Vendimin për shpalljen e Gani Demir Retkocerit, qytetarë nderi i Komunës së Lipjanit, Propozim Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, Propozim Vendim për shkëputjen e kontratës 1-464-3593 të datës 11.08.2011 për dhënien me qira të lokalit paluajtshmërisë.

Ndërsa, propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës 1Nr.110-623 i datës 26.09.2008 është shtyer për seancat e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)