KKSB mbanë mbledhjen e radhës, gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë dhe stabile

KKSB mbanë mbledhjen e radhës, gjendja e sigurisë në Lipjan e qetë dhe stabile

Gjendet edhe trupi i policit të dytë

Në kryesimin e nënkryetarit Fauz Xhemajli Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit për muajt e fundit.

Nënkryetari Xhemajli tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situatë e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe më tutje.

Ai po ashtu ka kërkuar nga të pranishmit angazhim në parandalimin e dukurive negative, sepse jo vetëm institucionet, por e gjithë shoqëria duhet të angazhohet për një mjedis sa më të sigurt në komunën tonë.

Komandanti i stacionit Policor në Lipjan, po ashtu ka paraqitur raportin për gjendjen e sigurisë në Komunën e Lipjanit ku ka shtuar se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile.

Gjatë kësaj mbledhje nga antarët e KKSB-së është ngritur si shqetësim edhe qështjea e koronavirusit që ka përfshirë edhe shtetet e rajonit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi ka folur në pika të shkurtura ku ka thënë se Komuna e Lipjanit ka filluar informimin e opinionit publik për udhëzimet se si të mbohemi nga ky virus, si dhe shumë shpejt pritët që në Komunën e Lipjanit do të bëhet dezifektimi, dezisektimi, deratizimi i të gjitha objekteve parashkollore dhe shkollore dhe të gjitha instutucioneve publike si mas preventive ndaj virusit.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar në parim edhe pikat të cilat ishin të parapara për këtë mbledhje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)