Klienti i lë bakshish, kamerierja qanë kur zbulon motivin

Klienti i lë bakshish, kamerierja qanë kur zbulon motivin

Lajmi i rrejshëm dhe e vërteta rreth ngrënies së pavetëdijshme të merimangave gjatë gjumit (Foto)

Një kameriere shpërtheu në lot pasi mori një bakshish të konsiderueshëm dhe të papritur nga një klient.

Përveç porosisë që kushtonte 9.53 sterlina, klienti bujar i la kamerieres edhe plot 200 sterlina të tjera.

Motivi i kësaj zemërgjerësie të papritur fshehej në pjesën e pasme të faturës.

“Brandi, faleminderit për shërbimin tuaj! Të dëgjova teksa flisje për fëmijën tënd larg prej teje, përdori këto para për t’i bërë një vizitë”, shkruhej në faturë.

Kamerierja e publikoi foton e faturës në Igmur dhe shfaqi emocionin për marrjen e kësaj dhurate.

“Shpërtheva në lot në kuzhinë. Personat bujarë dhe të dobishëm ekzistojnë akoma”, shkroi gruaja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)