Klubi i zhytjes “Trepça” janë nisur nga Mitrovica në drejtim të Lepencit për t’iu bashkangjitur kërkimeve për dy policët e zhdukur.
Kryetari i këtij klubi, Liridon Ahmeti, ka thënë se fillimisht po nisen drejt Lepencit, por se mund të përfundojnë edhe në territorin maqedonas për t’i kërkuar policët e zhdukur.
Zyrtarët policorë në mbrëmjen e së shtunës raportohet se përfunduan në lum pas aksidentit në magjistralen Kaçanik- Hani Elezit.
Ndryshe, klubi i zhytjes “Trepça”, njihen si klubi më profesionist në trojet shqiptare për kërkimet në ujë ku shpesh kanë arritur suksese në gjetjen e trupave në ujë.
COMMENTS