Tottenham Hotspur raportohet e ka hyrë në garë për anësorin kroat të Interit, Ivan Perishiq
Sipas Tuttosport, trajneri i Tottenhamit Mauricio Pochettino “kishte rënë në dashuri” me kroatin gjatë përballjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se klubi anglez kishte shprehur interesim edhe në janar, megjithatë pritet të bëjë ofertë për shërbimet e tij edhe në verë.
Më parë interesim për Perishiqin kishin shprehur edhe Manchester Unitedi e Arsenali.
COMMENTS