Klubi në “gjumë”, asnjë lëvizje te Ulpiana

Klubi në “gjumë”, asnjë lëvizje te Ulpiana

Merr flakë një shtëpi në Llugaxhi të Lipjanit

Ende asnjë afrim apo konfirmim zyrtar në kampin lipjanas. Kryesia deri më tani nuk është mbledhur për të folur mbi të ardhmen e Ulpianës. Lojtarët po ashtu janë pushim, duke pritur ndonjë lajm se kur do të mblidhen për të vendosur mbi sezonin e ardhshëm. Nuk ka një konfirmim për trajnerin që do të drejtojë ekipin gjatë fazës përgatitore dhe se cili do të jetë grupi i lojtarëve që ai do të mbajë, largojë apo afrojë në skuadër. Fjala merkato, për momentin, nuk ekziston te ekipi i lipjanas. Ka vetëm lojtarë vendës dhe nje pjesë e të ardhurve që shprehin dëshirën e tyre për të qëndruar edhe stinorin që vjen, por gjithsesi do të jetë trajneri i ri ai që do të bëjë listën e lojtarëve./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)