Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Prof.Dr Vehbi Imeri, mbajti një tubim me gra në Lipjan, ku u premtoi grave të Lipjanit se në qeverinë Haradinaj do të ketë barazi gjinore.
“Gratë e burrat janë të ndryshëm por mund të jenë të barabartë, duhet të jenë të barabartë, e do të jenë të barabartë me qeverisjen e koalicionit AAK-PSD”, tha Imeri.
“Ne jemi ata që sigurojmë barazi gjinore sepse në programin tonë kemi barazi shoqërore”.
Imeri tha se koalicioni AAK-PSD do të sjellë edhe barazi shoqërore por edhe barazi gjinore.
“Pa barazi midis neve nuk do të mund të kemi progres”.
Në fund, ai i inkurajoi gratë që të anëtarësohen në organizatat që kanë për synim barazinë gjinore, si dhe bëri të ditur se bashkë do ta luftojnë barazinë./Ulpianapress/
COMMENTS