“Gjelat” triumfuan ndaj belgëve me rezultat minimal, 1:0.
Franca është finalistja e parë e Kupës së Botës 2018.
Kombëtarja franceze u kualifikua në finalen e madhe që do të mbahet në Moskë, pas fitores ndaj Belgjikës sonte.
“Gjelat” triumfuan me rezultat minimal, 1:0.
Pjesa e parë edhe pse solli raste të mira, u mbyll pa gola.
E në fillim të pjesës së dytë, Samuel Umtiti shënoi me kokë nga afërsia.
Ai i shpëtoi mbulimit të Marouane Fellainit, për të ralizuar me kokë.
Në minutat e mbetur Belgjika provoi me të gjitha forcat, por Franca në krye me portierin Hugo Lloris, rezistoi me sukses.
Në finale Franca takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Angli-Kroaci.
Ndërkohë, Belgjika e mbyllë në gjysmëfinale aventurën në Rusi, që mund të konsiderohet si e suksesshme.
Finalja e madhe zhvillohet të dielën prej orës 17:00. /Lajmi.net/
COMMENTS