Kolumbia ka hyrë në mesin e 16 kombëtareve më të mira në Botërorin “Rusia 2018”.
Kombëtarja amerikano-latine e mposhti sot Senegalin me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte mbrojtësi i Barcelonës, Mina ai që i siguroi pikët e plota Kolumbisë duke shënuar në minutën e 74.
Me këtë fitore Kolumbia është lider në Grupin H me gjashtë pikë. Kurse Senegali eliminohet me pikë të barabarta me Japoninë, nga 4 pikë, por me më tepër karton të verdhë.
COMMENTS