KOMPANIA QË LOBONTE PËR KOSOVËN, HETOHET NGA PROKURORI SPECIAL NË SHBA

Mbi 100 raste aktive me Covid-19, Lipjani i mbyll sheshin, parqet, shtigjet e ecjeve dhe tregjet

Kompania amerikane “Podesta Group”, e cila ka qenë e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për të lobuar për shtim të numrit të njohjeve, së voni është vënë në shënjestër të Prokurorit Special në SHBA, Robert Mueller, në kuadër të hetimeve që ai është duke i bërë rreth ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Podesta Group ka pasur një kontratë 50 mijë dollarëshe në muaj me autoritetet kosovare, po aq sa e kishte vlerën edhe kontrata me kompaninë tjetër amerikane “Patton Boggs”.

Të dy këto kompani amerikane kishin marrë përsipër që të lobonin jo vetëm për njohje, por edhe për forcim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së.

Mes tjerash, prej tyre pritej që ta sjellin në Kosovë, njërin prej rrjeteve më të fuqishme në botë të ushqimit të shpejtë “McDonald’s”.

Kontratat të cilat janë nënshkruar me këto dy kompani në kohën kur qeveria drejtohej nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi megjithëse kanë kapërcyer shifra milionëshe, asnjëherë nuk janë bërë të ditura rezultatet që kanë sjellë kompanitë lobuese.

Ajo që dihet është se Paton Group i kishte aranzhuar Thaçit një vizitë në SHBA në vitin 1999, në kohën kur ai ishte emëruar si kryeministër i përkohshëm i Kosovës.

Gjithçka tjetër është mbajtur në konfidencë mes autoriteteve kosovare dhe atyre lobuese.

Si një kompani e fuqishme, Podesta ka nënshkruar kontrata edhe me shtetet fqinjë.

Gjatë periudhës së njëjtë të lobimit për Kosovë, kjo kompani ka qenë e kontraktuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë, me mision të avancimit të marrëdhënieve SHBA- Shqipëri.

Një hetim që kishte bërë BIRN, kishte rezultuar me gjetjen se Podesta kishte lobuar në disa faqe konservatore amerikane për të bërë shkrime negative kundër Edi Ramës, në atë kohë, kreu i opozitës.

Si rrjedhojë e hetimeve të kompanisë nga ana e prokurori të shtetit, themeluesi i Podesta Group, Tony Podesta, ka vendosur që të largohet nga firma.

Ky vendimi i Podestës erdhi në të njëjtën ditë, kur bashkëpunëtorët e fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort dhe Rick Gates u ngarkuan me akuza të shumëfishta, përfshirë “pastrim parash”, për operimin si “agjentë federalë” të qeverisë ukrainase, “mosdeklarimin e llogarive jashtë vendit” dhe për “mashtrim të autoriteteve”.

“Podesta Group”, ka qenë pjesë edhe e ekipit të fushatës së Hillary Clintonit. Mirëpo, hetimi i Mueller e ka dëmtuar rëndë pasi dhjetëra klientë i kanë shkëputur lidhjet me të sivjet./AktivPress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)