Komun e Lipjanit me kapacitete të shtuara të makinerisë, e gatshme për sezonin dimëror

Lipjani përfituese në “Garën për Mjedis të Pastër” nga GIZI gjerman

Komuna e Lipjanit i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në terë territorin e komunës. Një gjë të tillë e deklaroi në një prononcim për Gazetën Ulpianapress, Ilir Tasholli, Drejtor i Shërbimeve Publike.

Tasholli tha se për këtë sezonë dimërore, Komuna ka filluar përgatitjet shumë herët dhe ka marrë të gjitha masat që gjatë këtij dimri mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve nga bora të jetë sipas standardeve të kërkuara, njofton Ulpianapress.

Për këtë qellim, Drejtori Tasholli tha se Komuna ka përzgjedhur katër kompani të ndryshme, të cilat do t’a bëjnë mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe një kompani e cila do të mirëmbajë vetëm parqet dhe trotuaret e këmbësorëve.

” Për sivjet Komuna ka trefishuar potencialin e makinerive, duke kontraktuar tri kompani të ndryshme, të cilt do të mirren me pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror, kurse kompania e katërt do të kujdeset vetëm për parqe dhe për trotuare të këmbësorëve.’’

Tasholli tutje tha se tri kompani do të ndahen në Rajone dhe ato do të përkujdesen për mirëmbajtjen dhe pastrimin nga bora të rrugëve në Komunën e Lipjanit.

‘’Secila nga këto kompani do të jetë e ngarkuar me rajonin e caktuar të cilin do ta menaxhojë.Njëra nga kompanitë do të jetë e ngarkuar për pastrimin e rrugëve prej rrethit te ETC-ja dhe që vaxhdon në drejtim të fshatrave Hallaq, Poturovc, Dobrajë, Magure e deri në Divjakë. Territori për mirëmbajtje,I Kompanisë tjetër, do të fillojë prej daljes së Lipjanit nga pjesa Lindore, dhe vazhdon deri në Brus, që përfshinë fshatrat Banullë, Janjevë, komplet pjesën e Gadimes. Si dhe kompania e trëtë e cila do ta bëjë mirëmbajtjen e rrugëve për qytetin e Lipjani.Gjithashtu është edhe një kompani tjetër e cila eksluzivisht do të mirret me pastrimin e shtigjeve të këmbësorëve dhe parqet në qytetin e Lipjanit’’

Tasholli tutje shtoi se konsideron që Komuna e Lipjanit këtë vit si asnjëherë më parë është e pregatitur për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve .

‘’Drejtorati i Shërbimeve Publike më kohë i ka njohtuar të gjithë operatorët e kontraktuar, duke kërkuar nga ata që të jenë ne gjendje gatishmërie në rast të reshjeve të mëdha të borës dhe te jenë ne nivel të detyrës, sipas kushteve të parapra me kontrata”, ka thënë Tasholli, ndërsa ka bërë të ditur se cila do qoftë nga këto kompani nuk e përmbushin kokntratën, do të ketë penalizime e madje edhe deri te shkeputja e kontratës nga ana e Komunës.

Tasholli, shfrytëzoi rastin që tu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve si dhe pronarëve të lokaleve afariste, se në rast se reshjet e borës janë të mëdha dhe Komuna shpall gjendje të jashtëzakoshme, ata të marrin të gjitha masat për pastrimin e pjesëve të hapësirave-trotuareve afër shtëpive dhe lokaleve të tyre.

‘’Në këto raste të gjendjes të jashtëzakonshme Komuna formon shtabin emergjent dhe do të publikojë numrat kontaktues për qytetarët të cilët mund të telefonojnë në rast se janë të bllokuar nga reshjet e mëdha të borës’’ ka përfunduar Tasholli./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)