Komuna e drejtuar nga Imri Ahmeti,  nga 30 kontrata, 25 sosh ua jep kompanive jolipjanase

Komuna e drejtuar nga Imri Ahmeti, nga 30 kontrata, 25 sosh ua jep kompanive jolipjanase

Stomatologu i njohur largohet nga PDK-ja, i bashkohet LDK-së

Punët dhe projektet që financohen nga taksat e qytetarëve të Lipjanit, i marrin kompanitë jashtë Lipjanit. Për më tepër, edhe pse në pushtet ishte ngjitur me premtimin se do të punojë për Lipjanin,pushteti i Imri Ahmetit, sipas një pjese të opozitës në këtë komunë, ka nisur seriozisht ta dëmtojë komunën që e drejton dhe ti injorojë kompanitë vendëse.

Sipas shefit të grupit më të madh opozitar, janë plotë 25 kontrata të cilat Komuna e Lipjanit, e drejtuar nga Imri Ahmeti, i ka dhënë për operatorët jashtë Lipjanit. Dhe, nga 30 kontrata më të rëndësishme me 2018-të, 25 sosh të jipen për kompanitë jolipjanase, për një pjesë të opozitës ky është një veprim abuziv me qytetarët e kësaj komune, shkruan Ulpianapress

Lulzim Rrustemi, shef i kuvendarëve të PDK-së në Lipjan ka thënë se po injorohen keq kompanitë lipjanase nga qeverisja lokale në Lipjan “Shikuar në aspektin financiar, qeverisja lokale në Lipjan po del të jetë një mbeshtetëse e sigurt për kompanitë jashtë Lipjanit, të cilat operojnë si operatorë për realizimin e projekteve në infrastrukturën publike. Komuna e Lipjanit në vitin 2018, ka lidhur kontrata në vlerë diku mbi 2.5 milionë euro, dhe nga 30 kontrata të rëndësisë më të madhe, për nga vlera financiare për punët që duhet të kryhen, 25 kontrata i ka të lidhura me operatorë ekonomikë jashtë Lipjani. Ndërsa gjithsej janë vetëm 4 kompani lipjanase që kanë lidhur 5 kontrata pune, si operatorë ekonomikë, të cilët kanë konkurruar për të marrë punë”, ka thënë Rrustemi.

Tutje Rrutemi ka shtruar një varg pyetjesh. “ A ka Lipjani kompani serioze, a ka kapacitete profesionale, a ka fuqi punëtore, familjet lipjanase a kanë nevojë të rrisin buxhetet familjare duke punësuar punëtorë të familjeve lipjanase, që taksat e qytetarëve tanë të mbesin në Lipjan e të rrisin mirëqenien tonë, të zvogëlojnë numrin e të papunëve e të forcojmë kapacitetet e kompanive lipjanase!”, ka thënë ai. Rrustemi ka shtruar edhe një çështje me të cilën, sipas tij, pushteti lokal nuk preokupohet aspak. “Punët e projektet që financohen nga taksat e qytetarëve tanë i marrin kompanitë jashtë Lipjanit . Çfarë klime politike biznesore po bënë qeverisja komunale me kompanitë vendore, a duhet ndërruar raporti, qasja ndaj kompanive vendore lipjanase, apo ndoshta kjo qeverisje e ka më të lehtë bashkëpunimin me kompanitë e huaja. Kompanitë lipjanase kanë mbetur në mëshirën e fatit. Për to s’ka punë as në shtëpinë e tyre në Lipjan, e as jashtë Lipjanit”, ka mbyllur Rrustemi./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)