Komuna e Lipjan u ndihmon me para klubeve të saj

Komuna e Lipjan u ndihmon me para klubeve të saj

“Lipjani Hiking Club” organizon nesër shëtitje në Bjeshkën e Goleshit

Komuna e Lipjanit do të vazhdojë të subvencionojë klubet sportive të qytetit, sidomos ato që garojnë në ligat elitare, siç janë KF Arbëria, KB Lipjani dhe ekipet e femrave.

Kësisoj, sipas listës preleminare për shpalljen e përfituesve që është plasuar në web-in e komunës, KF “Arbëria” do të subvencionohet me 9 mijë e 500 euro, KB “Lipjani – me 9 mijë dhe KF “Ulpiana” me 8 mijë euro, raporton ‘Ulpianapress’.

Njëkohësisht është kërkuar që këto mjete të shfrytëzohen me racionalitet, sikurse që është kërkuar që të bëhet një auditim sa i përket mënyrë së shpenzimit të mjeteve.

Palët e pakënaqura mund të parashtojn ankesë komisionit të ankesave mbrenda afatit pesë ditor nga data e sotit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)