Komuna e Lipjanit: Buxheti 2024, buxhet dënues për qytetarët e Lipjanit me zero investime të reja

Komuna e Lipjanit: Buxheti 2024, buxhet dënues për qytetarët e Lipjanit me zero investime të reja

Trishtuese: Vdes Fadil Vokrri

Buxheti 2024 për Komunën e Lipjanit reflekton përjashtim, me zero projekte të reja për vitin 2024 siç ishte edhe 2023 me përjashtime të vogla, është tregues i shpërfaqur për mosbarazi, madje buxhet dënues për qytetarët lipjanas me asnjë investim të ri asnjë investim i ri, asnjë shkolle, asnjë çerdhe, asnjë rrjet ujësjellësi apo kanalizim, asnjë sallë apo palestër sportive, asnjë rrugë, asnjë park, ketë e bënë të ditur vetë faqja zyrtare e Komunës së Lipjanit në Facebook.

Ama mos harroni edhe komuna e Lipjanit është në Republikën e Kosovës, ka hise në këtë vend edhe ka hise në buxhetin e vendit tonë. Lipjani është kontribues me taksapagues në buxhetin e vendit tonë dhe nuk meriton përjashtimin e tillë, thuhet në postim.

Pavarësisht, ne do vazhdojmë të realizojmë projektet tona edhe pa Ju. Lipjani do të ketë parkingje edhe nëntokësore, do të ketë edhe Parkun Qendror edhe Qendrën e Re Urgjente dhe QKMF, Investime në Shkolla, çerdhe të reja, do të vazhdojmë me asfaltimin e rrugicave, ndërtimin e sallave sportive, do të vazhdojmë me mbështetjen e Rinisë, Sportit e Kulturës , mbështetje ndaj fermerëve etj. Ne nuk do ndalemi, për të mirën e qytetit tonë dhe qytetarëve lipjanas, vazhdon postimi në Facebook.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)