Komuna e Lipjanit dhe GIZ fillojnë takimet konsultative për hartimin e Hartave Zonale

Komuna e Lipjanit dhe GIZ fillojnë takimet konsultative për hartimin e Hartave Zonale

Keqpërdoret vetura zyrtare e Komunë s së Lipjanit (Foto)

Sot në Komunën e Lipjanit është mbajtur takimi i parë informues në mes komunës dhe Organizatës GIZ ku u diskutua për realizimin e projektit për Databazën Hapësinore në Komunën e Lipjanit, si dokument bazë për zhvillimet e përgjithshme të procesit të hartimit dhe implementimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Drejtoresha për Planifikim Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Emina Rexhiq, u zotua se DPUMM si bartës i projektit do të jetë i përkushtuar që të bashkëpunoj në nivel të duhur, duke respektuar Planin e Veprimit sipas të cilit janë paraparë hapat e punës me qëllim të finalizimit të projektit i cili është obligim ligjor dhe me rëndësi të veçantë për Komunën.
Procesi i hartimit të databazës planifikohet të finalizohet në periudhën kohore janar-qershor 2018.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)