Komuna e Lipjanit dhe MAPL nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Komuna e Lipjanit dhe MAPL nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Retkoceri voton në Llugaxhi

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka pritur në takim ministrin Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e Projetit “Rregullimi i Hapësirave Publike në Komunën e Lipjanit”.

Kryetari Imri Ahmeti ka falenderuar ministrin Elbert Krasniqi për bashkëpunimin e treguar në realizimin e projekteve të deritanishme por edhe në projektin e tanishëm në vazhdimin e rregullimit të hapësirave të gjelbëruara publike në Komunën e Lipjanit.
Nga ana tjetër, ministri Krasniqi, ka falenderuar kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e treguar si dhe ka shprehur gadishmëri për bashkëpunime tjera të përbashkëta .

Ky projekt i përbashkët mes Komunës së Lipjanit dhe MAPL-së, ka vlerën financiare 139.232.00€.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)