Komuna e Lipjanit e dyta në nivel vendi, fiton mbi 1 milion euro nga Granti i Performancës

Komuna e Lipjanit e dyta në nivel vendi, fiton mbi 1 milion euro nga Granti i Performancës

Mbahet mbledhje komemorative për Bajram Zaskokun

Në një ceremoni të organizaur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, sot kryetari Imri Ahmeti ka pranuar çmimin e dytë të Grantit të Performancës Komunale për vitin 2020, ku nga kjo renditje, Komuna e Lipjanit ka fituar grant në vlerë prej 1,021,108.38 euro.
Ky grant, i cili mundë të shfrytëzohet për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës, ndahet nga MAPL në bashkëpunim dhe në mbështetje të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC (projekti DEMOS), BE-së, Suedisë dhe Norvegjisë.

Me këtë rast, kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me rezulatin e arritur nga Komuna e Lipjanit dhe tha se performanca e mirë në zbatim të ligjit dhe transparencës e llogaidhënies, ka bërë që Lipjani të renditet si komuna e dytë në nivel vendi.

“Ky grant dhe kjo mbështetje është mundësi e veçantë që të realizojmë projekte dhe të ngrisim përgjegjshmërinë. Mjetet e fituara do të dedikohen në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve të vlerësuara si më të nevojshmet dhe më me prioritet. Ne do të angazhohemi edhe më shumë që të gjithë qytetarëve lipjanas t’iu ofrojmë kushte dhe shërbime sa më cilësore” – tha kryetari Ahmeti.

Ai ka falenderuar ministrin e MAPL, Elbert Krasniqi, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), BE-në, Suedinë, Norvegjinë, zyrtarët e komunës të cilët me përkushtim kanë arritur këtë performancë të vlerësuar sa më lartë, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e treguar.

Duke uruar qytetarët për këtë përformancë, e cila është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët, kryetari Ahmeti ka theksuar se do të vazhdojë punën me përkushtim në mënyrë që të vazhdojmë të jemi komuna me performancë sa më të mirë, në zbatim të ligjit dhe transparences, me qeverisje demokratike, menaxhim komunal dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Granti i performancës i ndahet komunave bazuar në performancën e tyre në fushat e përzgjedhura si: qeverisja demokratike, menaxhimi komunal, si dhe transparenca dhe integriteti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)