Komuna e Lipjanit ka të publikuar kontratat me operatorët ekonomik

Komuna e Lipjanit ka të publikuar kontratat me operatorët ekonomik

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e projektit përmirësimi i banimit të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Me kërkesen e Kryetarit Imri Ahmeti, Komuna e Lipjanit, ka të publikuar të gjitha kontratat e nënshkruara për vitin 2018 me operatoret ekonomik, me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të transparencës si dhe për t’ju krijuar mundësi më të madhe të gjithë qytetarëve për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.
Andaj të gjithë qytetarët duke i përfshirë mediat, shoqërinë civile etj,.. mund t’i qasen kontratave përmes faqes zyrtare të komunës:

https://kk.rks-gov.net/li…/category/prokurimi/kontatat-2018/
Në këtë link të gjitha palët mund të shohin se sa kontrata janë lidhur, me çfarë kushte, me cilët operatorë ekonomik dhe meçfarë çmime, përfshirë çmimet për njësi. Hapja e kontratave ka për qëllim të mbajë qytetarin sa më afër në proceset të cilat kalon qeverisja komunale.

Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së USAID përmes projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)