Komuna e Lipjanit me pako emergjente për t’i ndihmuar familjet në nevojë

Komuna e Lipjanit me pako emergjente për t’i ndihmuar familjet në nevojë

Osmani i thur elozhe Ahmetit: Njeri i sprovave, përkushtimit e dashurisë pa fund për qytetin tonë dhe qytetarët e komunës së Lipjanit

Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, sot Kuvendi Komunal në Lipjan, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës ka thirrur mbledhje te jashtëzakonshme, ku parashihet aprovimi i Pakos se re Emergjente dhe masave tjera lehtësuese financiare.

“Gjatë këtyre ditëve krahas angazhimeve shtesë me dinamikë kemi përgatitur për Kuvend aprovimin e Pakos se re Emergjente dhe masave tjera lehtësuese financiare.

Duke u referuar në situatën emergjente të shëndetit publik dhe referuar në nevojën e madhe të ndihmës për familjet në nevojë, i kemi propozuar Kuvendit Komunal në Lipjan seancë të jashtëzakonshme për aprovimin e Pakos Emergjente dhe lehtësirave financiare.

1. Ndarjen e 154,735.00 € për Pako Emergjente dhe subvencione që do të ndihmohen për familjet në nevojë dhe do ndërmerren veprime tjera të nevojshme për menagjimin e situatës me Covid-19.

2. Aprovimin e lehtësirave financiare për:

a)-Lirimin nga pagesa e qirasë për të gjithë qiramarrësit e objekteve komunale,
b)-Lirimin nga taksa komunale për shfrytëzimin e hapësirave publike (terasave) c)-Lirimi nga taksa për vendosjen e objekteve të përkohëshme në hapësirat publike,
ç)-Lirimin nga qiraja komunale për vitin 2020 përfituesit e banimit social,
d)-Subvencionimi i të gjithë fëmijëve pa përkujdesje prindërore, fëmijët që nuk kanë asnjërin prind,
dh)-Lirohen nga taksa për parkingje në parkingjet e pronës komunale për vitin 2020 të gjithë taksistet.
e)-Lirohen nga taksa e participimit të gjithë prindrit që kanë fëmijë të regjistruar në çerdhen publike vitin 2020.
ë)Subvencionohen të gjitha klubet sportive në komunen e Lipjanit në shumën financiare 50% nga shuma e mjeteve të përfituara gjatë vitit të kaluar.

Impakti financiar i lirimit nga taksat e lartëshënuara për një vit është rreth 210,000.00€.

Ne do mbesim të angazhuar për të menagjuar këtë situatë duke mbeshtetur ndihmen dhe lehtësirat e duhura për të gjithë ata që kanë nevojë duke u bazuar në përgjegjësit e tona ligjore.

Ditëve në vijim po angazhohemi të krijojmë lehtësira edhe për shoqatat dhe kategorit e dalura nga lufta poashtu edhe kategorit e fermereve, bujqëve dhe OJQ të tjera.

Edhe këtë rast ftojmë gjithë qytetarët që bashkë ti përmbaheni udhezimeve për të qendruar në shtepi për ta evituar sa më shumë përhapjen e virusit Covid-19.

Lutemi bashkë me besim në Zot dhe disiplinë do të ia dalim!

#bashkë🙏 #antiCovid #PAKO #EMERGJENTE!”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)