Komuna e Lipjanit me përformancë më të lartë në Kosovë

Komuna e Lipjanit me përformancë më të lartë në Kosovë

Kryetari Ahmeti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Sinani

Kuvendi Komunës së Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 43-të (e jashtëzakonshme), mbledhje në të cilën u aprovuan projektet kapitale nga Granti i Përfomancës Komunale.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari Imri Ahmeti i cili fillimisht ka falënderuar MPL-në për vlerësimin si dhe ka përgëzuar ekipin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin që kanë treguar në përforcimin e Komunës së Lipjanit.

Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen me investime për qytetarët e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti po ashtu ka thënë se projektet e propozuara sot nuk janë në buxhet për vitin aktual prandaj i kemi propozuar dhe për shkak të kriterit të Grantit të Përfomancës që kërkohet aprovim i projekteve nga Kuvendi dhe bashkëfinancimi që komuna hynë në këto projekte.

Projektet që do të realizohen nga Granti i Përfomancës Komunale në bashkëfinancim me komunën e Lipjanit janë:

1.Ndriçimi publik në Shalë dhe Krojmir.
2. Ndriçimi publik në Ribar të Madh dhe Zllakuqan
3. Ndriçimi publik në Kraishtë
4 Ndriçimi publik faza e dytë në Smallushë
5. Ndriçimi në Janjevë
6. Ndërtimi i rezervoarit të ujit dhe rehabilitimi i rrjetit të ujësjellsit në Janjevë
7. Asfaltimi i rrugicave në Gllogoc.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)